LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Milani nuk ndalet, Super Leao-Giroud ndëshkojnë zikaltërit, derbi i takon Milanit

19:59 - 03.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gola, emocione, nerva, tension dhe një ndeshje me të vërtetë emocionuese. Kjo ishte ajo që u pa sot në derbin mes Milanit dhe Interit, takim ky që përfundoi në shifrat 3-2 për ekipin e Piolit.




Marcelo Brozoviç do çonte peshë zemrat zikaltër në minutën e 21-të, pas një pasimi të Correas. Pak më pas, një goditje e bukur e Leaos do gjente rrjetën.

Fillimi i pjesës së dytë do fliste tërësisht për kampionët e Italisë. Giroud i dha jetë përmbysjes me golin e avantazhit (54’), ndërsa Leao (60’) thelloi akoma më shumë rezultatin.

Dzeko aktivizohet në minutën e 65-të dhe “zgjon” Interin, duke ngushtuar shifrat. Skuadra e Inzaghit do rriste ndjeshëm presionin, e karikuar në maksimum dhe disa herë do i afrohej barazimit të “çmendur”.

Gjithsesi, asgjë nuk do ndryshonte. Milan është i pari me 11 pikë, ndërsa Interi është i pesti me 9 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.