AKTUALITET

VIDEO/ Sulmohet me miell ministri nga Kosova. Shikoni pamjet kur aktivisti i afrohet dhe e godet

16:38 - 03.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave të Kosovës, Hekuran Murati. Incidenti ndodhi të shtunën pasdite, ndërsa videoja u bë publike nga kryetari i kësaj force politike Dardan Molliqaj.




“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj aksion, ndërhyrje, rezistencë”, thuhet në përshkrimin e videos së Molliqajt.

PSD-ja e akuzon Muratin për qëndrimet e tij të fundit rreth grevave. Ministria e Financave ua ka ndaluar pagat sektorit publik pasi sindikatat hynë në grevë nga 25 gushti.

Kjo ministri ka kërkuar nga komunat të dorëzojnë lista me emrat e punëtorëve që kanë hyrë në grevë për t’ua ndaluar ditët kur s’kanë punuar.

Murati u shpreh të shtunën se “për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike” do të procedohet me pagesa, por paralajmëroi masa ndaj zyrtarëve që bllokuan listat.

Sindikatat e sektorit publik po kërkojnë nga 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave. Qeveria të shtunën vendosi t’ua ndajë nga 50 euro për muaj, me fillim prej shtatorit, në kuadër të “pakos për përballje me inflacionin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.