AKTUALITET

Aksioni i IKMT në Prestige Resort/ Bashkim Hoxha: Tregon realitetin tonë, është demonstrim jo zgjidhje problemi, turistët janë zgjuar të tmerruar

11:35 - 04.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Bashkim Hoxha në një lidhje live për News24, ka deklaruar se kjo nuk është një situatë normale dhe se e gjitha duket si një demonstrim se sa si zgjidhje e një problemi.




Ai solli në vëmendje që në këtë resort janë strehuar më parë të prekurit nga tërmeti e më pas edhe afganët, me qëllim për të gjetur qetësinë, ndërsa sot e njejta qetësi u pamundësohet turistëve.

“Kjo nuk është normale. Dua të nënvizoj një gjë personale, kam qenë tre herë në këtë resort, si gazetar kur këtu u strehuan ata që u goditen nga tërmet, kur u strehuan afganët, dhe sot kur ishin turistë që kërkonin qetësinë dhe gjetën një situatë të tillë jo normale.

Nuk mund të flasësh për turizëm në këto rrethana. Edhe sikur të kishte problem të ligjshëmrisë duhet të gjetur një kohë dhe mënyrë tjetër. Në tre ditë që jemi në këtë istuatë duhet bërë një bilanc i asaj që u humb dhe asaj që u fitua. E gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një imazh i realitetit tonë.

Nëse do të vendosej ligjshëmri ajo vendoset me disa rregulla, të cilat mesa mësova nuk janë zbatuar,. Turistët janë zgjuar të tmerruar nga kjo zhurmë që po e dëgjojmë prej tre ditësh tashmë.

Nëse do të ndodhë një prishje për interes publik, inspektoriati nuk vjen në një vend të caktuar. U prishën shtëpitë tek Astiri, u morën mbarë të gjitha ato shtëpi që i kapi plani. Kur vjen vetëm tek një objekt, kjo është një demostrim më shumë se zgjidhje problemi.

Duhet një shtet miqësor me biznesin me median me qytetarin”, tha ai.

Kryeministri ka qenë në resort bashkë më ministrat e tij, si ka mundësi që ka drekuar aty sot e shpall të paligjshëm, kur ai vetë ka firmosur për ligjshmërinë e resortit?

Ditët e fundit kam mësuar se kryeministri ka projektuar edhe pamjen e projektit dhe ka pasur të gjithë kohën e duhur për të zbuluar nëse kishte probleme paligjshmërie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.