AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së tmerrojnë turistët e huaj në ‘Prestige Resort’! Shkatërrojnë ambientet e relaksit, i shndërrojnë në gërmadha

12:02 - 04.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fadromat e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtën e Territorit (IKMT) kanë vijuar aksionin e shembjes së ambienteve rekreative të ‘Prestige Resort’ edhe ditën e diele.




Pushuesit e huaj dhe vendas që kishin zgjedhur të kalonin ditët e tyre të relaksit në këtë resort të njohur janë përballur sërish me një ditë ferri.

Fadromat dhe skrepat e IKMT-së kanë vazhduar edhe ditën e sotme të shkatërrojnë pishinat dhe pistën para resorit.

Një pjesë e pushuesve kanë qëndruar në mënyrë demonstrative para rruspave të IKMT-së të cilat kanë dalë në punë edhe pse dita e diele është pushim.

Por ajo çfarë kanë lënë pas këto ndërhyje mund ta shikoni në këto foto. Duket se ‘objektiv’ i institucionit që duhet të  mbrojë territorin, ka qenë pikërisht shkatërrimi i ambienteve të gjelbëruara dhe të relaksit, duke lënë pas vetëm gërmadha dhe shkatërrim.

Panorama.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.