Kryesore

“Kopjuan në mënyrë të paligjshme”/ Moderna padit Pfizer/BioNTech, pretendon për shkelje të patentave mbi vaksinën!

22:23 - 04.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Moderna” ka paditur “Pfizer” dhe kompaninë gjermane BioNTech me të cilën është partnere, për shkelje të patentave në zhvillimin e vaksinës së parë COVID-19 të miratuar në SHBA. Nëpërmjet padisë së ngritur, Moderna pretendon se ata kanë kopjuar teknologjinë që kishte zhvilluar vite përpara pandemisë.




“Ne po i ngremë këto padi për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA që ne filluam. iInvestuam miliarda dollarë në krijimin dhe e mbrojtëm si patentë gjatë dekadës para pandemisë COVID-19”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

Bancel shtoi më tej se kompania po vazhdon të përdorë teknologjinë për të zhvilluar trajtime për gripin dhe HIV-in, si dhe sëmundjet autoimune dhe kardiovaskulare dhe format e rralla të kancerit.

“Ne besojmë se Pfizer dhe BioNTech kopjuan në mënyrë të paligjshme shpikjet e Moderna-s dhe ata kanë vazhduar t’i përdorin ato pa leje,” shtoi shefi ligjor i Moderna-s, Shannon Thyme Klinger.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.