AKTUALITET

MSH publikon bilancin e Covid-19: Asnjë humbje jete në 24-orët e fundit, ja sa raste të reja janë regjistruar!

19:22 - 04.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërkohë që janë regjistruar 131 raste të reja nga 904 testime të kryera.




Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Lajm i mirë për sa i përket personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 184 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

4 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 131 qytetarë, në këto bashki:

63 në Tiranë, 7 në Durrës, nga 6 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 5 në Kamëz, nga 4 qytetarë në Kavajë, Fier, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër, Patos, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Krujë, Dropull, Berat, nga 1 qytetar në Bulqizë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Kolonjë.

Janë 2,415 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 184 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (4 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 131

Të shëruar në 24 orë 184

Të shtruar në spitale 17

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 559

Testime totale 1,965,798

Raste pozitive 329,047

Raste të shëruara 323,049

Raste Aktive 2,415

Humbje jete 3,583

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,068

Fier 249

Shkodër 195

Durrës 175

Elbasan 185

Korçë 153

Vlorë 136

Gjirokastër 94

Berat 65

Dibër 52

Lezhë 36

Kukës 7


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.