LAJMI I FUNDIT

Nuk kanë fund telashet për Edi Rejën, dëmtohet një tjetër titullar i Kombëtares!

22:21 - 04.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëmtimet janë kthyer në një makth të vërtetë për futbollistët e Kombëtares shqiptare! Dhimbje pafund koke për trajnerin Edi Reja, në prag të ndeshjeve të Ligës së Konferencës që do të zhvillohen në fund të shtatorit.




Pas Gjimshitit, Kumbullës, Dermakut, Manajt, listës sot i është shtuar edhe Keidi Bare. Mesfushori titullar i Kombëtares, u aktivizua sapo filloi pjesa e dytë kundër Atletiko Bilbaos, në triumfin 0-1 të Espanjolit, teksa ka mundur të qëndrojë në fushë vetëm 15 minuta.

Bare ka ndjerë shqetësime në kofshën e tij të djathtë dhe ka kërkuar zëvendësimin. Në ditët në vijim pritet të zbulohet se cila do të jetë shkalla e dëmtimit dhe sa kohë i duhet mesfushorit të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.