AKTUALITET

Po rregullonte skenën, si u plagos inxhinieri grek i një prej grupeve që performoi në “check-in fest” në Gjirokastër

11:29 - 04.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja mësohen mbi aksidentin e një nate më parë në kalanë e Gjirokastrës ku një 39-vjeçar u rrëzua nga muret e kalasë duke pësuar dëmtime në këmbë, por pa pasoja për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së shtunës gjatë përgatitjeve të check-in fest.




39-vjeçari grek me iniciale K.V. është inxhinier audio i një prej grupeve performuese. Ai ka hipur në një shkallë gjatë punës për rregullimin e skenës dhe kontrollin audio dhe si pasojë e pakujdesisë është rrëzuar nga një mur i brendshëm i kalasë në një lartësi mbi 2 m, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Pas shoqërimit në spitalin e Gjirokastrës shtetasi grek është nisur në Greqi për një trajtim më të specializuar mjekësor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.