Kosova

Vjosa Osmani feston 10-vjetorin e martesës, bashkëshorti poston foton dhe një mesazh: Një dekadë së bashku

07:51 - 04.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti presidencial, Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu, jo pak herë janë bashkë në syrin e mediave.




E për ta dje ka qenë një ditë e veçantë, pasi kjo shënon jubileun e tyre të martesës.

Vjosa dhe Prindoni po festojnë 10-vjetorin e martesës, pasi në një datë si kjo një dekadë më parë ata u kurorëzuan.

Dyshja kanë publikuar një fotografi të përbashkët të realizuara nga një vizitë e çiftit në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të – Kisha e Marisë së Mbretëreshës, e njohur edhe si Kisha e Pelegrinazhit të Supozimit të Marisë, ose Zoja e Liqenit.

“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Prindoni dhe Vjosa janë prindër të dy vajzave binjake, të quajtura Anda dhe Dua.

Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh Presidente e vendit më datë 4 prill të vitit të kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.