AKTUALITET

Vuçiç: Vetëm 2 serbë u pajisën me targa RKS, s’do i marrin më shumë se 200 veta

07:39 - 04.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë për media ka thënë se kur bëhet fjalë për dialogun me Prishtinën, problemet ende nuk kanë filluar, duke përmendur këtu sërish çështjen e targave dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.




Vuçiç tha se sipas informacioneve që ai ka, vetëm dy qytetarë serbë të Kosovës i kanë zëvendësuar targat e tyre ilegale me ato “RKS” dhe se ky fakt e gëzon.

“Pra, jemi shumë mirë. Vlerësimi im është se nuk do të kalojnë mbi 200 në total,” tha Vuçiç, duke shtuar se kjo vetëm konfirmon se sa i papërgjegjshëm dhe joserioz është vendimi i Prishtinës.

“Aktualisht, ky është informacioni i mëngjesit të sotëm, dy qytetarë kanë rënë dakord për ndërrimin e targave. Njëri prej tyre punon në institucionet e Prishtinës, tjetri jo. Pra jemi mirë…”, ka thënë Vuçiç dje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të bëjnë konvertimin e targave të automjeteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.