AKTUALITET

Aksioni i IKMT te Prestige Resort/ Salianji: Rama do të kontrollojë grupin mediatik! Duhet të shprehej gjykata nëse kishte të drejtë shteti apo investitori!

08:49 - 05.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ditën e tretë të sulmit të IKMT-së me urdhër të Kryeministrit Rama, në “Prestige Resort”, në vendngjarje ishin disa prej deputetëve të Partisë Demokratike.




Ligjbërësi demokrat Ervin Salianji pasi pa nga afër kaosin e shkaktuar nga ruspat e IKMT-së akuzoi Kryeministrin Rama se po hakmerret ndaj pronarit që ka “Prestige Resort”, pasi z. Hysenbvelliu zotëron edhe disa nga mediat më të ndjekura në vend dhe që nuk i janë nënshtruar urdhrave për linjën redaksionale. Sipas Salianjit, nëse do të ishte një realitet tjetër, atëherë rruga që do ndiqej do ishte Gjykata. Do të duhej të ishte Gjykata ajo që do të vendoste.

“Edi Rama mendon se është pronari i Shqipërisë. Ka një gjë që është e pashpjegueshme. Pse ndërhyhet tani. Cili është nxitimi i kësaj ndërhyrjeje të paligjshme. Investimi i klasës politike për një drejtësi të pavarur pse nuk lejohet që procesi të shkojë deri në fund dhe të shprehej Gjykata, nëse kishte të drejtë shteti apo investitori. Edi Rama nuk ka asnjë interes për këtë pishinë apo këtë ndërhyrje”, tha Salianji duke ironizuar se më herët Kryeministri dhe eksponent të lartë të PS-së kanë vizituar dhe kanë bërë aktivitete në të njëjtin resort ku aktualisht kanë lëshuar ruspat.

“Nuk hyje dot në këtë resort, sepse ishte Edi Rama dhe deputetë të Partisë Socialiste që qëndronte këtu dhe jepte mendime. Edi Rama mendon se është pronari i Shqipërisë dhe ndërhyn edhe te privatët duke thënë si duhet të jetë ngjyra, ku duhet të jetë pema. Si duhet të hidhen katet. Fatkeqësisht edhe kjo ndërhyrje kur vendos vetë nuk ka as ligj dhe as procedura që mund t’i qëndrojnë presionit politik dhe mafioz”, tha ai.

KAPJA E MEDIAVE

Gjatë një prononcimi për gazetarin e “News 24” Osman Stafa, Salianji u shpreh se qëllimi i vërtet i kreut të qeverisë është që të vendos nën kontroll politikën redaksionale të mediave që zotëron “Hysenbelliu Grup”. Sipas deputetit të PD-së, kryeministri kërkon që çdo lajm që botohet të kalojë nga zyra e Kryeministrit. “Shqetësimi i Edi Ramës është ‘News 24’ dhe gazetarët e pavarur. Përveç ndërhyrjes që ka tentuar të bëjë qeveria te gazeta ‘Panorama’ apo ‘Gazeta Shqiptare’ ka përdorur mënyrat për të ndërhyrë te puna e gazetarëve, duke tentuar së pari duke tentuar të godasë mediat dhe duke bërë presione. Ishte skandaloze si kërcënohet ‘News 24’, ndërkohë që të gjithë mediat janë ndihmuar nga shteti me godina.

E kundërta bëhet në një prej televizioneve më prestigjioze në vend. Ajo që dihet është tentative e qeverisë për ta blerë këtë grup mediatik dhe për ta kaluar në pronësi të qeverisë. Ky grup mediatik është një ishull për zërin e lirë të qytetarëve. Janë tri elementë që nga presionet për të ndryshuar linjën dhe tentative për t’i blerë këto media. Shqetësimin Rama e ka me mediat.

Marrë parasysh edhe element të tjerë kur vetë qeveria e ka përdorur këtë hapësirë. Në raste nevoje për të gjetur hapësira akomodimi i ka pasur në këtë resort. Janë strehuar njerëzit për tërmetin dhe nuk ka paguar ndonjë lekë qeveria. E njëjta situatë si me afganët. Më thanë që qeveria nuk ka paguar asnjë detyrim. Qeveria është debitore ndaj resortit. Nëse mendon ndryshe nga Edi Rama dhe e cenon me të vërteta. Edi Rama shkel çdo liri dhe çdo të drejtë”, deklaroi Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.