AKTUALITET

Bashkëpunimi me Berishën? Alibeaj pyetet për aksionin opozitar dhe Partinë e Lirisë: S’ka asnjë ndasi mes nesh për disa çështje

12:32 - 05.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj u pyet sot nëse ka pasur tentativa për të komunikuar dhe për të njësuar agjendën parlamentare të PD me deputetët mbështetës të Sali Berishës, apo nëse do ketë aksion jashtë Kuvendit, si protestat që ka paralajmëruar Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.




Pasi prezantoi prioritetet e grupit te tij mbështetës për këtë sesion te ri parlamentar, Alibeaj tha se “deputetët kanë qëndrimin e optikën e tyre për çështjet, për këto çështje s’ka asnjë ndasi mes nesh”.

Alibeaj: Ato që u deklaruan sot ishin prioritetet parlamentare, unë nuk dua asnjëherë të ngelem pas me të shkuarën, çoroditja e opozitës e ka bërë të lehtë Ramës të bëjë përshesh, sot duhet të kalojmë në akte e veprime konkrete, ajo që na bën bashkë janë këto çështje e prioritete, si reforma legjislative dhe kontrolli parlamentar, aksioni politik ai që na bën bashkë.

Disa kanë filluar, reformat, dekomunistiizmi e aty secili do mbajë qëndrimin e vet.

Për ne, ajo që na bën bashkë janë këto gjëra, deputetët kanë qëndrimin e optikën e tyre për çështjet, për këto çështje s’ka asnjë ndasi mes nesh.

Pyetje: Berisha ka lajmëruar koalicion me Partinë e Lirisë për zgjedhjet vendore, po grupimi juaj?

Alibeaj: Do ketë një tjetër moment për këtë çështje e udhës sot është të diskutojmë për cështje prioritetet e veprimtarisë parlamentare të grupit parlamentar të PD.

Për të tjerat grupi do mblidhet do vendosë e do diskutojë.

Pyetje: A ka grupi juaj vendimmarrje për nismën për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit?

Alibeaj: Lustracioni, kanë qenë historikisht çështje të nisura e çuara para nga PD, nëse janë penguar janë penguar nga PS e nga vetë Rama. Ne kemi paketën tonë të dekomunistizimit, deklasifikim dosjesh, ndalim të simboleve të komunizmit e lustracionit që është jona e ajo do jetë çështja, lënda që ne do mbështesim pas diskutimeve tona.

Përdorimi i lustracionit për lojëra të vogla politike është shërbimi më i keq që i është bërë kësaj çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.