AKTUALITET

Ilir Meta flet për aksionin e IKMT te Prestige Resort: Akt terrorist! Shqiptarët të ngrihen për t’i treguar vendin Ramës dhe regjimit të ‘ruspijeve’!

08:20 - 05.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar akt terrorist aksionin e IKMT-së te Prestige Resort duke dënuar ndërhyrjen me fadroma teksa në hotel ndodheshin qindra turistë shqiptarë dhe të huaj.




Meta u shpreh se shqiptarët duhet t’i tregojnë vendin Edi Ramës dhe regjimit të krijuar prej tij.

“Nuk është një sulm. Është një akt terrorist. Është bërë në kundërshtim me ligjin. Procedurat gjyqësore, administrative. Është bërë në kulmin e sezonit turistik. Rreth 400 turistë të huaj dhe shqiptarë janë zgjuar atje me fadroma. Unë kam qenë në krah të familjeve shqiptare sa herë është cenuar interesi i tyre. I bëj thirrje shqiptarëve të heqin dorën nga parullat dhe të bashkohen për t’i treguar vendin Edi Ramës dhe për t’i dhënë fund një regjimi ruspiesh. Të shkosh te resorti i tjetrit për ta promovuar. Të çosh edhe afganët. Dhe pastaj një ditë të bukur t’i çosh fadromat duke thënë se e ka lejen me kusht. Lejen me kusht e ka edhe inceneratori i Tiranës. Pse nuk çon atje fadromat e IKMT”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.