Kryesore

“Inceneratori i Tiranës vjedh miliona euro, por atje nuk shkon IKMT”, Meta për aksionin në ‘Prestige Resort’: Rama çon rruspat të prishin një ndërtim që i ka dhënë leje vetë

19:32 - 05.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me strukturat në Berat.




Mes të tjerash, meta foli edhe mbi aksionin që vijon prej katër ditësh tashmë ne Prestige Resort, në Golem.

Ai u shpreh se edhe pse inceneratori i Tiranës vjedh miliona euro, IKMNT nuk ndërmerr aksione të paligjshme si ai tek Prestige Resort, pasi inceneratori është nën mbrojtjen e Ramës.

“Do të jemi aty për të çuar para inciativën për heqjen e taksës e qarkullimit e karbonit që të ulet menjëherë çmimi i karburanteve si kudo në vendet e tjera fqinje. Do të jemi në protesta qytetare e politike kudo atje ku ndodh afera, ku vidhet taksapaguese shqipgar, ku po ndodh krimi dhe do t;ia kujtojmë drejtësisë se duhet të veprojë në kohë. Do të jemi kudo në të gjithë vendin. Nuk kemi mision më të rëndësishëm se zgjimi kombëtar. që t’i kthejmë besimin popullit, nuk është betejë për Ilir Metën se ka qenë kryeministër që 30 vjet. me kaq borxhe sa ka marrë Rama do kishë bërë një tunel nga Berati në Londër.

Një kilometër 6 herë më shtrenjt rruge. Ky hajdut i jashtëzakonshëm si falsifikon firmat e personava ve të vdekur ndërsa pensionistëve nuk u rrit pensionet. 2/3 e Shqipëris jeton me më shumë se 5 dollarë në ditë. Paketa e mbështetjes sociale në Kosovë, shihni çbën ky hajdut tek ne. Shkon çon rruspat tek një resort nga më prestigjozët, që në 94, prish një ndërtim me leje që e ka dhënë vetë. E patë edhe pemën e jetës që e kishte lënë si do bhet hoteli, pishinat, se nuk paska paguar taksa e ndaj qenka shqetësuar Rama. Nuk ishte kjo arsyeja, Edhe inceneratori i Tiranës është me leje me kusht njëlloj si ajo që u prish atje duke i prishur gjumin turistëve. Innceneratori i Tiranës vjedh e çon të ardhurat tek kompania mëmë. Evazioni me miliona euro po atje nuk shkon IKMT se mbrohet nga Ram”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.