LAJMI I FUNDIT

Partia e Lirisë dorëzon në Kuvend kërkesën për rritjen e pagës së administratës publike (Dokumentet)

14:58 - 05.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia e Lirisë depoziton në Kuvend këtë sesion parlamentar një projektligj për rritjen e pagës së administratës publike sa herë ka rritje ekonomike.




Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta shpjegoi se ky projektligj përmban edhe një mekanizëm që mbron punonjësit në rast të rritjes së çmimeve.

“Jemi edhe në çeljen e sesionit të ri të Kuvendit. Pikërisht duke i bërë të ditur se projektligji që kanë nënshkruar deputetët e Partisë së Lirisë për indeksimin e pagës së punonjësve të administratës publike do të depozitohet në Kuvend.

Qëllimi i këtij projektligji është vendosja e rregullave për të garantuar rritjen e pagës kur ekonomia ka rritje pozitive. Parashikohet edhe vendosja e një rregulli për të mbrojtur ata nga rritja e çmimeve. Pagat nuk janë indeksuar sipas inflacionit. Paga bazë minimale mujore shërben si shkallë e pagës në të gjithë vendin”, tha Meta.

DOKUMENTI


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.