AKTUALITET

Pr/ligjit i PL për indeksimin e pagave, Vasili: Synohet edhe mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve

16:56 - 05.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se kjo forcë politike e nis sesionin e ri parlamentar me propozimin e projektligjit për “indeksimin e pagave”.




Vasili, teksa argumenton qëllimin e këtij projektligji thekson se garantohet rritja e pagave kur ekonomia ka rritje pozitive. Gjithashtu, përmes këtij projektligji, shprehet Petrit Vasili synohet mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve.

Deputeti thekson se sipas të dhënave zyrtare edhe pse vendi ka pasur rritje ekonomike, pagat nuk janë rritur.

“Qëllimi i projektligjit eshte vendosja e rregullave në nivel ligji për të garantuar rritjen e pages kur ekonomia ka rritje pozitive.

Përmes këtij projektligji, gjithashtu synohet mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve.

Sipas treguesve te mësipërm, referuar të dhënave zyrtare, vendi ka patur rritje ekonomike, e megjithatë pagat nuk janë rritur.

Madje pagat as nuk jane indeksuar per nivelin e inflacionit.

Rritja galopante e çmimeve ne veçanti per vitin 2022 ka krijuar nje situate te rende ekonomike dhe sociale per punonjësit.

Gjithashtu paga baze minimale mujore shërben si page referuese ne shkalle vendi. Rritja dhe indeksimi i pagës minimale është e nevojshme te përfshihet ne kete ligj per arsye te përfitimit nga rritja ekonomike dhe mbrojtjes nga rritja e çmimeve te pagës dhe per punonjësit e sektorit privat”, shkruan Vasili.

Petrit Vasili rendit edhe efektet pozitive ekonomike dhe sociale që vijnë nga rritja reale dhe indeksimi i pagave.

“Rritja e pagës reale bën përfitues te drejte per drejte punonjësit te rritjes reale te ekonomisë duke mundësuar rritjen e tyre te mirëqenies;

Indeksimi i pagës mbron punonjësit nga rritja e çmimeve dhe nuk lejon uljen reale te pagës dhe si rrjedhim te fuqisë te tyre blerëse;

Rritja e pagës nxit rritjen e konsumit dhe ndikon pozitivisht ne rritjen ekonomike;

Rritja e pagës mundëson rritjen e te ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke mundësuar përmirësimin e bilancit.

Kuvendi duhet ta shqyrtoje menjehere dhe ta votoje me unanimitet kete Projektligj kaq te rendesishem, qe mbron qytetaret nga varfërimi i vazhdueshëm  qe i bën te braktisin vendin duke shpopulluar Shqipërinë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.