LAJMI I FUNDIT

“Shqipëria ka plot para të padeklaruara”, Balla për Amnistinë Fiskale: E sjellim dhe e votojmë këtë sesion, lufton trafikun dhe terrorizmin

19:03 - 05.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka konfirmuar se qeveria do të kalojë në këtë sesion parlamentar ligjin e shumë kritikuar nga opozita por edhe faktori ndërkombëtar, për Amnistinë Fiskale deri në vlerën 2 milionë euro.




Sipas Ballës kritikat janë të kota, pasi ky ligj  do jetë garanti i ligjësimit të parave të padeklaruara, që siç ai vetë e pranoi në Shqipëri janë me shumicë.

“Ne do ta sjellim ligjin për Amnistinë Fiskale, jemi të bindur që është një domosdoshmëri në këtë kontekst të ri ekonomik të vendit dhe për të gjithë ata që kanë spekuluar për nismën, që sipas jush i hapka rrugën legalizimit të parave të krimit. Ne themi se është ligji që propozojmë garanti për ligjësimin e parave të padeklaruara dhe paregjistruara. Ne dimë të gjithë që në Shqipëri ka plot para të padeklaruara. Ligji e ndan qartësisht se cila do jenë subjekte përfituese dhe cila subjekte përjashtohen nga skema e amnistisë. Nuk ka amnisti të plotë, por vetëm për një pjesë. Unë e ftoj opozitën që të bëhet pjesë e diskutimit kur qeveria ta sjellë, në të mirë të ekonomisë së vendit dhe të një lufte edhe më të ashpër, kundër trafikimit, terrorizmit dhe pastrimit të parave”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.