LAJMI I FUNDIT

Vasili për sulmin në “Prestige Resort”: Kjo qeveri vuan nga sindroma e dy “ha-ve”, hajdutllëk dhe hajvanllëk

23:27 - 05.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputet i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në emisionin “Open” në News24, e quajti atë që ndodhi me sulmin e paligjshëm të IKMT në Prestige Resort, si një kafshëri shtetërore.




Vasili u shpreh se ajo që ndodhi dëmtoi turizmin e vendit që nga veriu në jug, e jo vetëm Durrësin.

Deputeti i Partisë së Lirisë evidentoi edhe kontrastin e fadromave të cilat shkelnin gjelbërimin ndërkohë që nisën asksionin ditën e parë, ndërsa shtoi se kemi aq shumë nevojë për pamje të gjelbëruara,një investim që sipas tij ruante edhe terrenin nga erozioni.

 

“Në të shkuarën time të pasur, kam pasur disa vite që jam marrë me veprimtarinë, punoja në ndërmarrje hoteliere. Për vende se Shqipëria, ngjarjet rëndojnë shumë më tepër se në vendet me realitete turistike të mëdha. Sepse ato kanë fuqi t’i amortizojnë. Ngjarja ishte një kafshëri shtetërore. Druajtja sot është të mos ketë komente negative, jo kjo që ndodhi që dëmtoi turizmin në të gjithë vendin tonë, nga veriu në jug.

Kjo qeveri vuan nga sindromi i dy ha-ve, hajdut dhe hajvanllëk.

Miliona lekë që do shkojnë në arkën e qeverisë Rama i përzuri. ka lënë të kuptohet se letrat e lëshuara nuk kanë asnjë vlerë nëse ai cënohet. Flas për lejen me firmën e Ramës në lejen.

Në pamje e para, fadromat dhe rruspat ecnin mbi gjelbërimin, një gjelbërim intensive, ne vuajmë për gjelbërim. gjithçka nga ato imazhe, të vësh paradoksin ruspa e gjelbërim, i kanë vënë matrapikun imazhit të Shqipërisë”, deklaroi Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.