AKTUALITET

Ilir Meta njofton datën dhe vendin e protestës së parë

13:50 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më 13 Shtator do të mbahet protesta e parë e Partisë së Lirisë. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i PL Ilir Meta në konferencën e ditës së sotme për gazetarët.




Meta u shpreh se protesta e parë do të mbahet pikërisht pasditen e kësaj date në orën 18:00 përpara Inceneratorit të Tiranës.

Meta: Të martën që vjen protesta e parë tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetarët

I pyetur nga gazetarët se përse u zgjodh inceneratori i Tiranës për të nisur protestat, Meta tha se në çdo aferë është i përfshirë kryeministri Edi Rama.

“Në çdo aferë është Edi Rama. Ai garanton pandëshkueshmërinë për të gjithë ata rilindasit më të vegjël. Kudo është ai. E ka dorën e gjatë shumë”, deklaroi Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.