BOTA

Manovrat e dyshimta tradhëtojnë “transportuesit” në Itali, kapen me 611 kg kanabis! Vlera, rreth 2.5 mln euro

19:06 - 06.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guardia di Finanza ka sekuestruar 611 kg kanabis në një automjet me targa spanjolle.




Mjeti po qarkullonte në unazën e qytetit në Romë, ndërsa në pranga kanë rënë dy shtetas spanjollë, të cilët dyshohen të jenë korrierët e drogës.

Operacioni i ndalimit të mjetit është bërë pas disa manovrave të dyshimta që drejtuesi i TIR bëri në dalje të unazës.

Pas kësaj, patrulla e Guardia di Finanza e Romës, vendosi të kryej kontrollin e rastit, shkruajnë mediat italiane.

Personat që ndodheshin në makinë u shfaqën të nervozuar, duke sjellë dyshime e më pas një analizë më teknike e automjetit zbuloi mes arkave me kafe e pudër u gjetën të fshehura 611 kilogramë hashash.

Sipas financës italiane droga e gjetur kapte një vlerë rreth 2.5 milionë euro.

Dy personat që ndodheshin në automjet janë ndaluar dhe ndodhen në burg, ndërsa një process hetimi ka nisur nga autoritetet italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.