AKTUALITET

Meta: Kryerilindasi i Shijakut merr taksat dhe e kthen në vend terrori

13:40 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se qeveria po e kthen Shijakun në një vend terrori për qytetarët duke u dërguar plehrat te dera dhe duke u mbyllur gojën që të mos ankohen.




Meta u shpreh se kjo skemë nuk është vetëm në Shijak por edhe në shumë bashki të tjera në vend. Ai shtoi se Shijaku dhe shumë qytete të tjera duhet të jenë model të agro turizmit dhe qytete për të rritur fëmijë të shëndetshëm.

“Kryerilindasi merr taksat dhe e kthen atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori për të frikësuar qytetarët që të mos ankohen kur u çojnë plehrat si male para shtëpisë dhe të mos ankohen kur ia djegin para syve. Kjo nuk është një skemë vetëm në Shijak por edhe në shumë bashki të tjera në vend.

Do të jemi gjithnjë e më të vëmendshëm. Për të vazhduar me këtë çështje të rëndësishme të mafies dhe djegëseve të mbrojtjes së midisit. Ne Shijakun e duam model për zhvillimin e agro turizmit. Si e duam Shqipërinë të jetë perle për zhvillimin e turizmit ku rriten edhe fëmijë të shëndetshëm që nuk mund të helmohen”, tha Meta


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.