Kryesore

“Prej dy muajsh bujqit asnjë gramë naftë falas”/ Erion Braçe vë me shpatulla pas murit ministren e Financave! Ibrahimaj: Ekonomia u rrit për shkak të rritjes së çmimeve!

11:13 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti socialist Erion Braçe i ka kërkuar llogari ministres së Financave në lidhje me paketën anti-krizë të parashikuar nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve.




Ai u shpreh se prej dy muajsh bujqit nuk marrin asnjë gramë naftë falas duke theksuar se nëse ata nuk punojnë tani në pranverën e ardhshme nuk do të ketë prodhim.

“Investimet me financimin tuaj janë në nivelin më të ulët të mundshëm sa i takon realizimit. Ka ndonjë problem me këto? Pyetja tjetër që kam, ju thoni që do të vijoni zgjatjen e mbështetjes sociale me 6.1 miliardë lekë. Kjo zgjatja kur fillon? Sepse qershori, korriku, gushti iku. Dhe bëhet fjalë për shtresat më vulnerabël të ekonomisë. Ato janë goditur më shumë se kushdo tjetër nga rritja e çmimeve që këto muaj vazhdon të mbetet e lartë. Rritja e çmimeve ka dhënë një goditje të papërballueshme për këtë kategori. Kur do të fillojë zgjatja? Çfarë do marrin? Do të jetë e njëjta paketë apo do ketë diçka ndryshe? Pyetja tjetër që kam është se keni marrë disa vendime qeverie lidhur me bujqësinë. U caktua edhe një fond për vijimin e mbështetjes me naftë falas për bujqit. Prej dy muajsh ata nuk marrin asnjë gramë naftë falas. Punët janë tani se kanë korrjen dhe plugimin. Nëse nuk punojnë këto muaj harrojeni pranverën e vitit tjetër. Më vjen ta theksoj se në ato tabelat e rritjes ekonomike bujqësia vijon të jetë në shifra të ndryshme nga sektorët e tjerë. Pyetja e fundit që kam është si e parashikoni ju inflacionin për muajt që vijnë dhe çfarë impakti do të ketë te çmimet e prodhimit. Përveç ndërtimit ne nuk ndërhyjmë askund tjetër. Si e planifikoni, si e parashikoni inflacionin mbi ndikimin që do të ketë mbi prodhimin dhe mbi të gjithë masën e rrogëtarëve. Qoftë ata të shtetit, qoftë edhe ata të privatit?”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër ministrja e u shpreh se paketa anti-krizë do të bëhet publike brenda pak ditësh. Ajo theksoi se nga 53.4 mld lekë rritje ekonomike në 6 muajt e parë të vitit, 20 mld janë përftuar për shkak të rritjes së çmimeve.

“Ne jemi duke monitoruar me shumë kujdes ecurinë e investimeve kapitale me financim të brendshëm dhe të huaj. Investimet kapitale kanë një zhvendosje të objektivit të tyre për shkak se janë të lidhura me procedura prokurimi. Nuk arrin të mbyllen në muajt e parë të vitit. Deri në fund të vitit kemi parashikimet sipas kuadrit makro që do të kemi një deficit prej 4.2%. Për strategjinë afatmesme të të ardhurave ne e kemi thënë në fillim të vitit.  Duke qenë se jemi në një vit krize është e këshilluar të ndryshojë politika fiskale. Prandaj kemi vendosur të mos shtojmë dhe të mos heqim taksa që të krijojmë stabilitet. Do të shtyhet në një moment pas tejkalimit të krizës. Sa i takon rritjes së të ardhurave, për periudhën janar gusht ka qenë 53.4 mld lekë. 20 mld lekë vijnë si pasojë e rritjes së çmimeve. Pjesa tjetër vijnë për shkak të rritjes ekonomike dhe përmirësimi i administrimit fiskal. Kjo është e treguar nga tregues të ndryshëm të ekonomisë. Ne kemi pasur tregues të mirë të ekonomisë. Ka pasur rritje të bizneseve aktive me 11%. Të vendeve të punës me 2%. Kemi pasur rritje të eksporteve dhe importeve. Janë tregues për ecuri të mirë të nivelit ekonomik që nuk është ndikuar vetëm nga rritja e çmimeve. Për periudhën janar-gusht kemi pasur rritje mbi 18%. Sa i përket efektit të masave që kemi ndërmarrë deri tani dua të theksoj se ky aktivitet ekonomik është për shkak të politikave që kemi ndërmarrë deri tani. Ju pyetët për paketën e re. Po hartojmë një paketë të re që do të shpallet për pak ditë. Ishim në kushte të ndryshme kur hartuam paketën e parë. Në muajin mars, kishte pasiguri të lartë sa i takon zgjatjes së krizës, kishte shpresa se lufta do të përfundonte. Morëm masa që ishin ad hock, dhe në parashikim me Bankën e Shqipërisë parashikonim atë që nuk është materializuar me kurbën e inflacionit.  Masat do i drejtohen kategorive që janë më shumë nevojë. E rëndësishme është se kemi krijuar hapësirë në buxhet për këto masa. Janë anonçuar masat që lidhen me bujqësinë. Kemi vendosur të zgjasim mbështetjen për transportin që çmimi i biletës të mos rritet. Sa i takon elementëve në relacion, pjesa më e madhe e buxhetit ka shkuar për AKSHI-n që ka pasur nevoja emergjente. Sa i takon të ardhurave, ne kemi një realizim si thashë të 7-mujorit të të gjithë të ardhurave në zërin e tyre. Muaj të ndryshëm mund të kenë luhatje. Kjo është arsyeja pse ne kemi rishikuar zërat e të ardhurave. Është e rëndësishme që masat që kemi ndërmarrë kanë amortizuar rritjen e inflacionit”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.