AKTUALITET

Rodos/ 46-vjeçari shqiptar u gjet gjysmë i zhveshur dhe i mbytur, po mblidhte borxhet që nuk po ia jepnin të tjerët, ja kush e ndihmoi autorin të zhdukte trupin

12:16 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjysmë i zhveshur dhe i mbytur me litar, 46-vjeçari shqiptar biznesmen u gjet në një rrugë të shkretë në Rodos nga policia, të cilit i kishin humbur gjurmët që prej të dielës së 28 gushtit. Hoteleri 53-vjeçar, me të cilin viktima kishte mosmarrëveshje financiare, ka rrëfyer krimin e tij dhe vendin ku kishte kryer veprën, pas presionit të konsiderueshëm të policisë. Autori dhe viktima, para vrasjes, kishin lënë një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.




Në fakt, sipas informacioneve, bashkëshortja e autorit, duke mos ditur se bashkëshorti i saj po mbahet për vrasjen e kontraktorit 46-vjeçar, i është drejtuar autoriteteve policore të ishullit për të denoncuar zhdukjen e bashkëshortit. Më pas, policia e njoftoi se bashkëshorti i saj nuk ishte zhdukur por ishte arrestuar për vrasje. Sipas informacioneve, autoritetet policore besojnë se ka të tjerë të përfshirë në vrasjen e kontraktorit fatkeq dhe babait të tre fëmijëve. Trupi i 46- vjeçarit shqiptar u gjet në një rrugë të shkretë midis Psinthos dhe Afantos.

Vdekja u shkaktua nga mbytja me litar ndërsa për bashkëpunim është arrestuar edhe djali i autorit pasi dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit.

Kontraktori, baba i tre fëmijëve, rezulton i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me një hotelier 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i dhënë detyrimin sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur. Autoritetet kanë sjellë 53 -vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se e ka vrarë.

Siç u bë e ditur, 46-vjeçari kishte llogari të hapura dhe tentonte të mblidhte borxhin nga biznesmenë të ndryshëm.

Mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00 ka pasur një takim me një hotelier me të cilin kishin arritur marrëveshje në prani të një avokati për shlyerjen e borxheve nga një projekt tjetër. Hotelieri 53-vjeçar në deklaratën e parë që kishte dhënë u kishte thënë autoriteteve se takimi i tyre ishte anuluar. Megjithatë, gjatë hetimeve, provat dolën kryesisht nga kamerat që e vendosin në një pikë ngjitur me njësinë hoteliere.

Hotelieri i caktuar duhej të dëshmonte të shtunën , por nuk u paraqit tek autoritetet duke përmendur se një i afërm i tij ishte i sëmurë dhe po trajtohej. Mirëpo, doli se nuk kishte shtrim në spital, fakt që e çoi EL.AS. në vendimin për sjelljen e tij për sqarim. Gjatë prezantimit të tij, ai ka rrëfyer vrasjen e 46-vjeçarit dhe ka treguar se ku ishte trupi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.