AKTUALITET

Shembjet e paligjshme në ‘Prestige Resort’ diskutohet në Komisionin e Medias, deputeti Boçi kërkon seancë dëgjimore!

11:56 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shembjet e paligjshme që ndodhën përgjatë këtyre 4 ditëve në Prestige Resort është zhvendosur në Komisionin e Medias.




Në seancën e sotme, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kërkoi një seancë dëgjimore për këtë çështje, ku të përballen pretendimet e grupit mediatik të “Hysenbelliu Group” dhe kryetari i IKMT-së, që në këtë rast është Dallëndyshe Biçi.

“Kërcënimi i kryeministrit është kaq i madh sa po merret me grupe mediatike që drejtojnë mediat. Ajo që do doja të bëja është që të mbaj një seancë dëgjimore me dy aktorë. Përderisa ka një pretendim për çështjen e goditjes së grupit mediat, të thirren drejtuesit e grupit meditik në seancë dëgjimore për sulmin që është bërë nga qeveria, për cënimin e biznesit të tyre. Po ashtu të thërrasim dhe drejtuesin e agjencisë për të raportuar këtë ngjarje. Kemi dëgjuar gjithçka përmes ekranit. Kërkojmë që të futet në një datë të shpejtë.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.