Kosova

Sulm kibernetik ndaj faqeve online të institucioneve të Kosovës, Kryeziu: S’ka depërtuar brenda infrastrukturës

23:31 - 06.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Problemet me shërbimin e internetit në institucionet e Kosovës, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, vijnë si pasojë e një sulmi kibernetik.




Ai tha në një postim në Facebook, më 6 shtator, se kjo është identifikuar nga ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm.

“Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.

“Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai, duke mos dhënë detaje se për cilin vend jashtë Kosovës bëhet fjalë.

Kryeziu tha se momentalisht gjendja është stabile, shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.