AKTUALITET

Sulmi te ‘Prestige Resort’, Ina Zhupa: Të mos fshihemi pas gishtit! Rama mori çmime për strehimin e afganëve

12:22 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja demokrate Ina Zhupa mbështeti kërkesën e Luçiano Boçit për të thirrur në Komisionin e Medias një dëgjesë mes përfaqësuesve të grupit “Focus Media News” dhe përfaqësuesve të qeverisë për shkak të sulmit nga ana e IKMT te Prestige Resort.




Ajo hodhi poshtë tezat e socialistëve për të kërkuar informacion zyrtar duke theksuar se faktet janë publike dhe i takon komisionit ku ata janë pjesë të ngrenë zërin për lirinë e medias.

“Nuk e kuptoj se çfarë informacioni më zyrtar kërkoni. Kur kemi pasur raste abuzimesh dhe vrasjesh nuk kemi kërkuar informacion zyrtar. Informacionet kanë qenë publike. Edhe nga grupi mediatik janë bërë deklarata. Mënyra më e mirë për të marrë informacion është ta dëgjojmë atë dhe të na vijë edhe në mënyrë zyrtare bashkë me njerëzit të cilët janë prekur.

Nga një ana dëgjojmë grupin mediatik. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që është goditur. I kanë çuar tatimet dhe doganat. E kam parë për herë të parë prestigjin kur Rama ka çuar afganët. Ai me siguri e ka vizituar resortin dhe nuk ka parë paligjshmëri. Ndryshe duhet të ishte i pari që duhet të reagonte. Ai e ka firmosur lejen. Dhe i ka thënë DASH dhe partnerëve tanë amerikanë që ka gjetur një vend të sigurt. Ka marrë çmime për strehimin e afganëve aty. Jemi në mes të sezonit turistik.

Blendi Klosi kur ishte ministër turizmi bënte reklamë për Prestige Resort duke i bërë reklamë. Edhe komisionet e tjera mund të bëjnë dëgjesa. Por ne kemi anën tonë. Cenimin e lirisë mediatike. Kjo bëhet për t’i mbyllur gojën një grupi mediatik. Që nuk ka pranuar që vija editoriale t’i vijë nga Endri Fuga. Edhe Agon Channel e njëjta situatë ishte. Edhe RTV Ora iu bë i njëjti sulm. Liria e medias duhet të jetë shqetësimi jonë si komision. Duhet t’i dëgjojmë të dyja palët. Jo të fshihemi pas gishtit dhe të kërkojmë informacion zyrtar”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.