AKTUALITET

“Ua lënë plehrat mal para shtëpive”/ Meta: ‘Terror’ ndaj banorëve të Shijakut nga qeveria, më i rëndë dhe reagimi i policisë

13:37 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka denoncuar dhe një herë me forcë skandalin mjedisor në Shijak dhe zonat përreth, të djegies së tonelatave plehra gjatë natës dhe mos reagimit nga ana e institucioneve zyrtare përgjegjëse.




Meta: Banda e Rilindjes në Shijak ku banorët po helmohen. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë pasi mbrëmë janë djegur qëllimisht tonelata me plehra që kanë qenë të depozituara në Hardhiq. Gjatë natës u bë në mënyrë që të mos kishte shumë reagime, media apo politikanë. Të gjithë e dinë presionin që u bëhet banorëve që të mos flasin për depozitimet e paligjshme pranë shtëpive të tyre. Si skema e Inceneratorëve, ku qytetarët paguan taksa për pastrim e jo vetëm nuk marrin shërbim por helmim nga shteti i tyre.

Unë kam marrë foto dhe mesazhe për situatën nga banorët e atij komuniteti dhe sot në mëngjes nuk i besoja dot ato pamje. Gjoja u nisën dhe dy zjarrfikëse për të fikur zjarret. Më e rënda është se reagimi policisë së Shijakut pasi shkova unë atje ku një person A.M supozohet se dogji gomat e makinat. Aty dhe bomba të kishte rënë nuk do kishte ndodhur asjo ndotje e jashtzakonshme. Terror ndaj banorëve për plehrat që ua lënë si male para shtëpive, shumë e rëndë, e aq më tepër të gënjesh pas kapjes në flagrancë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.