LAJMI I FUNDIT

Vasili për kryebashkiakun e Shijakut: Helmon qytetarët me djegien e plehrave, ja sa ka paguar bashkia për inceneratorët

13:45 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti, Petrit Vasili ka përgënjeshtruar kryebashkiakun e Shijakut Elton Arbana i cili në një deklaratë për Fax News hodhi poshtë pretendimin e Ilir Metës sa i tyakon mbetjes së plehrave në Shijak.




Vasili ka publikuar kontratën e firmosur nga vetë Arbana me kompaninë e inceneratorëve, duke hedhur poshtë pretendimin e këtij të fundit i cili tha se për transportimin e mbetjeve dhe eleminimin e tyre nuk ishte ishte paguar asnjë shumë materiale.

Vasili: Do bëj një konsideratë politike, sa herë të dëgjoni një rilindas dijeni se keni një gënjeshtar dhe mashtrues përpara. Këtu kam kontratën me integrated energy, dhe po ky personi, që thotë se nuk ka paguar asnjë lekë, ja ku e ka firmën. Më e bukura është se në aneksion nëntë që është i detyrueshëm

“Angazhohemi për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bbashkinë Shijak për depozitimin e mbetjeve për çmimin prej 29 eurosh për ton”- thuhet në kontratë.

Ndërkohë në prononcimin e tij kryebashkiaku i Shijakut : Landfilli thotë se nuk mund të pranojnë më mbetje pa tarifë dhe pa marrëveshje dhe për këtë arsye kërkesën e kemi marrë një ditë më parë dhe është proceduar me këtë marrëveshje në të cilën paguhen para.

Pra vetëm për periudhën shtator-tetor të 2021, kjo kompani ka marrë mbi 20 milionë lekë nga bashkia e Shijakut për këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.