Kronikë

Arrestohen 10 persona! Spanja shkatërron bandën shqiptare të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit

12:36 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bandat shqiptare të drogës po bëjnë kërdinë nëpër botë, me bosët shqiptarë që kanë pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.




I tillë është dhe rasti i fundit në Spanjë. Një bandë shqiptare e kultivimit dhe trafikimit të marijuanës është çmontuar nga autoritete spanjolle, duke çuar në pranga të paktën 10 persona.

Arrestimet janë bërë në zonën e Tarragona, shkruajnë mediat spanjolle. 

Sakaq nuk është bërë ende e ditur sasia e drogës së sekuestruar nga policia.

Operacioni ka filluar mëngjesin e sotëm dhe janë bërë ndërhyrje në të gjithë territorin.

Konkretisht kontrolle të imtësishme janë kryer në Reus, Taradell ose Cambrils, si dhe në një magazinë në Torre Serona, në Segrià. Ndërkohë, operacioni është në vazhdim dhe nuk përjashtohet mundësia për arrestime të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.