AKTUALITET

Berisha: Kjo qeveri erdhi në pushtet me shenjën e drogës, politikani i vetëm që kishte skaf u emërua ministër

19:10 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me ekspertë e gazetarë në lidhje me çështjet e sigurisë, u shpreh se kjo qeveri erdhi në pushtet me shenjën e drogës.




Berisha tha se analistë e media të huaja kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri këto vite u ndërtua narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë, ndërsa shtoi se kanabizimi i vendit solli pasoja të rrezikshme për vendin, referuar faktit që droga gjeneron çdo ditë krim.

“Në raport me sigurinë kombëtare, të qytetarëve me rendin, jetën, në raport me veprimtarinë e policisë dhe organeve ligjzbatuese, ajo që ka pasur efektin më shkatërrimtar ka qenë dhe është droga. Jeni dëshmitarë se kjo qeveri erdhi me shenjën e drogës, me skaf.

Nga të gjithë politikanët shqiptarë, njëri, i vetmi në atë kohë që kishte skaf dhe u emërua ministër. Në një akt shkatërrimtar për rendin goditën policinë kriminale që ishte përballur me sukses me bandat prej vitesh dhe hapën rrugë shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi apo Kanabistan.

Analistë e media të huaja kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se në Shqipëri këto vite u ndërtua narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Ishte me pasoja të rrezikshme për Shqipërinë politika e kanabizimit të saj.

Ajo krijoi miliarda euro, me të cilat trafikantët shqiptarë u vërsulën të pushtojnë kartelënt e kokainës në Amerikën Latine. më kujtohet një shifër e autoriteteve italian 2012 , 12.6 kg kokainë nga Shqipëria.

Raporti i grupit të Dublinit shprehu qartë se rruga e heroinës devijoi nga Maqedonia drejtë Serbisë. Ishte gabimi më i madh inkurajimi i kanabizimit të Shqipërisë.

Do të jetë në interesin e çdo vendi që mendon të legalizojë kanabisin të studiojë Shqipërinë. Droga është krim.

Asnjë komb nuk ka nevojë për të. Nuk po flas për efektet shëndetësore të saj, por me atë që bëhet armë e të fortëve, gjeneron krim çdo ditë, shkatërron ekonomi”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.