EKONOMI

Caka i përgjigjet Ramës: Qeveria po shtrëngon qytetarët që në këmbim të legalizimi të japin votën!

20:01 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka komentuar paralajmërimin e Edi Ramës se “shteti do të konfiskojë ndërtimet, shtesat dhe katet pa leje”.




Caka shkruan se ky kërcënim i Ramës është thjeshtë një praktikë e re e Rilindjes për të mbledhur vota.

“Nisma e re e Qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim fitimin nuk synon asgjë tjetër veç shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën. E tillë ishte edhe praktika më parë, deri sa ua nxori bojën përgjimi i Artan Lames ku thoshte: mashtrojini deri në zgjedhje, merruani votën, se asnjë ndërtesë nuk do legalizohet. Mirëpo, meqë qytetarët nuk e hanë më këtë mashtrim, atëherë Rama nxjerr formën tjetër të vjedhjes se votave: shtrëngimin! Shqiptarët nuk mashtrohen më, as nga Rama, as nga Lamja e as nga askush”, shkruan Caka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.