LAJMI I FUNDIT

Debat në Komision, Dhurata Çupi: Paguhen 788 punonjës në bashki/ Ndreu: Moj zonjë e ke gabim, s’ka shanse! Ministria e Financave ja ka futur kot!

11:15 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zhvilluar me debate mbledhja në dëgjesën për Reformën Territoriale. Debati është zhvilluar me bashkëkryetares, Dhurata Çupi dhe kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.




Pjesë nga debati:

Ndreu: Janë 450 (punonjës të Bashkisë Lezhë)që paguhen.
Çupi: Janë 788
Ndreu: Moj zonjë e ke gabim. Jam kryetari i Bashkisë. Nuk ka shanse që të kemi 788 numri i punonjësve. Keni marrë shifrën e vjetër nuk është administrata ime.
Çupi: Po është shkresa e Ministrisë së Financave.
Ndreu: Po tani do të më mbushësh mendjen mua. Ministria e Financave ia ka futur kot. Ajo është bashkë me funksionet e deleguara. Mbase nuk jeni marrë vesh, 700 e ca bëhen bashkë me funksionet e deleguara sepse janë rritur zjarrfikësit e edukatoret. Nëse do të ta sqaroj 610 kanë qenë mbi, para reformës dhe kanë qenë 300 e ca me kontrata provizore. Kur kam shkuar në punë ka qenë 1000 e ca. Borderonë e kam firmosur vetë. është ulur numri me vendim këshilli. Janë vendimet aty, ua bëj prezent kur të doni. Unë jam kryetari i bashkisë, po flas me kompetencë, jo si në kafe. I ke mbledhur bashkë.
Denaj: Këshilltarët të marrin në vëmendje dhe të saktësojnë me shkrim.
Ndreu: Janë funksionet e deleguara që paguhen nga qeveria. Denaj: Ja do e saktësojmë shkresën me këshilltaren.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.