AKTUALITET

Dërgesat e gazit rus në BE kanë rënë me 48% këtë vit, Kremlini gjen aleatin e duhur tek Kina

20:13 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dërgesat e gazit natyror rus në BE kanë rënë me 48% deri më tani këtë vit, sipas gjigantit rus të gazit Gazprom.




Rusia është në bisedime për një projekt të madh infrastrukturor për dërgimin e gazit në Kinë nëpërmjet Mongolisë, tha më herët sot Vladimir Putin.

Gazprom ka eksploruar për vite me radhë mundësinë e furnizimit me gaz të Kinës nëpërmjet Mongolisë përmes një tubacioni gazi, Power of Siberia 2.

Tubacioni i propozuar mund të transportojë 50 miliardë metra kub gaz natyror në vit, ka thënë Gazprom, që është pak më pak se gazsjellësi Nord Stream 1 që lidh Rusinë me Gjermaninë nën Detin Baltik.

Në një takim televiziv me kryeministrin e Mongolisë, Luvsannamsrai Oyun-Erdene, Putin tha:

Jemi në diskutime për zbatimin e mundshëm të një projekti të madh infrastrukturor, e kam fjalën për furnizimin me gaz rus të Kinës nëpërmjet Mongolisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.