AKTUALITET

Financial Times: Kremlini thërret oligarkët rusë dhe u kërkon të tërhiqen

19:39 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kremlini po telefonon në mënyrë rutinore miliarderët rusë  të sanksionuar nga Perëndimi që jetojnë jashtë dhe i fton ata të kthehen në Rusi, raportoi sot Financial Times, duke cituar dy biznesmenë rusë që kishin marrë thirrje të tilla, si dhe disa persona të tjerë që janë në dijeni të kësaj situate.




Sipas bashkëbiseduesve të gazetës, sanksionet perëndimore po i shtyjnë miliarderët të kthehen në Rusi. “Sanksionet i detyrojnë elitat t’i afrohen Kremlinit, edhe nëse do të preferonin të distancoheshin prej tij”, thotë një nga oligarkët.

Sipas vlerësimeve të biznesmenëve rusë të intervistuar nga gazetarët, mundësia që oligarkët e sanksionuar të tentojnë të rrëzojnë Putinin është e vogël. “Për të organizuar një grusht shteti në pallat dhe për të rrëzuar carin, duhet të jesh brenda në pallat. Asnjë prej tyre nuk është brenda në pallat”, tha një nga bashkëbiseduesit e gazetës në kushte anonimiteti.

Pasi Putin filloi luftën në Ukrainë, llogaritë e dhjetëra biznesmenëve rusë u ngrinë në bankat perëndimore, disa u detyruan të shesin aksione në kompanitë perëndimore ndërsa humbën vilat e tyre në Mesdhe. Kjo ka bërë që ata të ndihen të indinjuar ndaj Perëndimit dhe aktualisht po kërkojnë mënyra për të ruajtur atë që ka mbetur nga pasuria e tyre, shkruan gazeta Financial Times. Duke biseduar me shtatë biznesmenë rusë që janë sanksionuar, gazetarët e gazetës arritën në përfundimin se ata vetë e konsiderojnë veten viktima hakmarrëse të një situate mbi të cilën nuk mund të ndikonin.

Në të njëjtën kohë, shumë biznesmenë rusë, sipas FT, do të pranonin të jepnin gjysmën e pasurisë së tyre për restaurimin e Ukrainës, nëse do t’u jepeshin garanci se mund të mbanin gjysmën tjetër. Por Kievi, bazuar në deklaratat e bëra nga përfaqësuesit e zyrës së presidentit të Ukrainës, nuk e pranon një marrëveshje të tillë.

Manjatë të tjerë rusë kundërshtojnë sanksionet që kanë pësuar dhe kanë apeluar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Të paktën 21 biznesmenë, duke përfshirë Mikhail Fridman dhe partnerin e tij të biznesit Piotr Aven e apeluan atë, duke sfiduar ligjshmërinë e sanksioneve kundër tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.