AKTUALITET

Indeksimi i pagës, Meta: Kuvendi të miratojë projektligjin që ka depozituar Partia e Lirisë menjëherë, unanimish!

19:29 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat në Kombinat, u shpreh se indeksimi i pagës, çështje për të cilën deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar në Kuvend edhe një projektligj, ndihmon qytetarët të përballojnë situatën e vështirë ekonomike dhe sociale në të cilën i ka vendosur rritja e çmimeve.




Meta u shpreh se si pasojë e indeksimit përfiton jo vetëm qytetari, por edhe skema e sigurimeve shoqërore.

“Përmes këtij projekt ligji mbrojtja e punonjësve nga rritja e çmimeve. Vendi ka pasur rritje ekonomike, por pagat nuk janë rritur dhe nuk ka në përfituar të gjithë, madje as nuk janë indeksuar me nivelin e inflacionit. Kjo ka krijuar një situatë të rëndë sociale e ekonomike. Paga minimale është e nevojshme të përfshihet në indeksim.

Rritja e indeksimi, bën përfitues punonjësit të rritjes s ekonomisë dhe rrit mirëqenien e tyre. Rritja nxit rritjen e konsumit dhe ndikon në rritjen ekonomike të vendit dhe rrit të ardhurat nga sigurimet shoqërore. Kuvendi të shqyrtojë e votojë menjëherë një projektligj i cili mbron qytetarët”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.