AKTUALITET

Irani hedh poshtë pretendimet e Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve: Këto dy shtete kanë ndikuar në këtë vendim

20:30 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit pas sulmeve kibernetike në vendin tonë, ka sjellë reagimin e qeverisë iraniane.




Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama i la vetëm 24 orë kohë ambasadës iraniane për tu larguar nga vendi jonë, duke mbyllur marrëdhëniet diplomatike.

Ky vendim i qeverisë shqiptare mori mbështetjen ndërkombëtare.

Por qeveria e Iranit ka reaguar përmes Ministrit të Punëve të Jashtme, Nasser Ka’nani, i cili pretendon se akuzat e Shqipërisë janë të pabaza.

Ai tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron “vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit

Në një deklaratë pasditen e së mërkurës, Nasser Ka’nani hodhi poshtë pretendimet e pabaza të qeverisë së Shqipërisë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron vendimin e Tiranës për të ndërprerë marrëdhëniet politike me Iranin bazuar në pretendime të tilla të pabaza se janë një veprim i pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha zëdhënësi iranian.

Ai tha se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë.

Më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për një grup famëkeq terrorist dhe shprehu keqardhjen që Tirana ishte ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.