Kryesore

“Janë bërë shkelje flagrante me ndërhyrjen e IKMT”/ Ish-kryetari i Bashkisë Lezhë: Sulm politik. “Prestige Resort” e kam njohur përmes Ramës!

08:07 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-pushtetari lokal i Partisë Socialiste, Gjokë Jaku, kërkon hetim për shkeljet flagrante sipas tij të ndërhyrjes së IKMTsë në ambientet e “Pretige Resort”. Sipas tij, sulmi ndaj biznesit privat të z. Irfan Hysenbelliu është politik pas resorti është ndërtuar komfor ligjit. Ish-kryebashkiaku i Lezhës dhe ish-deputeti socialist dënon ashpër ndërhyrjen e paligjshme në “Prestige Resort” që sipas tij konfirmon sjelljen arrogante të Kryeministrit Edi Rama ndaj atyre që i dalin kundër. Sulmi veçanërisht gjatë sezonit turistik, sipas Jakut tregon sjelljen arrogante te pushtetit, urdhëruar politikisht. Duke e cilësuar ndërhyrjen arbitrare Jaku thotë se duhet të nisë menjëherë hetimi penal, pasi ka shkelje flagrante te procedurave dhe sjelljes ndaj biznesit.




Në një intervistë për “News 24”, Jaku thekson se resortin e ka njohur nga Rama dhe ministri i Brendshëm, të cilët e kanë thirrur në takime zyrtare. Sipas tij, në kohën kur ka vizituar “Prestige Resort” dhe janë zhvilluar takimet e zyrtarëve të qeveria, ai ka qenë i përfunduar dhe i realizuar komfor ligjit dhe sipas lejes zhvillimore të miratuar nga Kryeministri.

“Unë personalisht kam pasur rastin të jem i pranishëm në atë resort i thirrur për takime zyrtare. Në një rast nga Kryeministri dhe në një rast nga ministri i Brendshëm. E kam njohur prej tyre këtë resort në kohën kur, e gjithë panorama e deri para prishjes ka qenë po ajo. Pra, ishte zhvilluar biznesi deri në fund dhe i bindur që qeveria shkon atje ku gjerat janë të formalizuara dhe ligjore, biznesi është i zhvilluar mbi bazën e një lejeje. Ndërhyrja në këtë moment, mënyra e ndërhyrjes dhe shpejtësia përbëjnë pa diskutim një skandal ose konfirmojnë sjelljen arrogante të pushtetit më këdo që guxon të dalë kundër tij dhe e gjithë propaganda zyrtare që kërkon të përligjë këtë ndërhyrje në këtë moment mendoj se behët nul dhe mendoj se ai që sot dhe gjithë ditën thotë se askush nuk e bën popullin për të marrë, është po ky që po tenton ta bëjë popullin për të marrë”, tha Jaku.

Sulmi veçanërisht gjatë sezonit turistik, sipas Jakut, tregon sjelljen arrogante te pushtetit, urdhëruar politikisht. “Jemi në sezon, jemi kundër çfarë do lloj paligjshmërie, jam kundër çdo lloj masakre që behet në mjedisin shqiptar, qoftë det, pyll apo tokë. Ndërhyrja në momentin e pikut të sezonit, pasi i gjithë kapaciteti hotelier ishte në kulmin e vet, përben as më shumë dhe as më pak por një sjellje arrogante të pushtetit dhe e urdhëruar pa diskutim politikisht, për arsye që i di qeveria vetë. Natyrisht, Kryeministri dhe askush tjetër”, thekson Gjokë Jaku.

Duke e cilësuar ndërhyrjen arbitrare Jaku thotë se duhet te nise menjëherë hetimi penal, pasi ka shkelje flagrante të procedurave dhe sjelljes ndaj biznesit. “Është një moment që duhet të hetohet, administrativisht dhe penalisht, pasi ka shkelje flagrante të procedurave, ka shkelje flagrante të sjelljes dhe qasjes ndaj biznesit dhe ajo prirja dhe parimi që biznesi është partnerët jo vetëm i publikut, por dhe i qeverisë bie poshtë me këtë veprim arbitrar”, theksoi z. Jaku. Aksioni i paligjshëm i IKMT-së në “Prestige Resort” ka krijuar një imazh tepër negativ për turizmin shqiptar. Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rahman Kasa, është shprehur se një nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare ka vendosur që të ndërpresë fluturimet ‘charter’ me Shqipërinë. Sipas tij, të gjithë tur operatorët që janë prekur nga ndërhyrja e paligjshme e IKMT-së në “Prestige Resort” do të bëjnë përllogaritjet e dëmeve financiare dhe më pas do të bëjnë denoncime përkatëse në ambasadat shqiptare në vendet respektive.

Sipas Kasës, efektet e këtij sulmi nuk janë dy pishina të prishura, por një zinxhir që do të ketë shumë pasoja të rënda. “Në vendosëm që edhe vitin tjetër të operonin me fluturime ‘charter’. Ata kanë 6 fluturime në javë. Kishte dy ditë që ishte marrë një vendim që do të fluturonin edhe vitin tjetër. Por kjo që ndodhi i dha një goditje dhe vendosi që të ndërpresin operimin e fluturimeve ‘charter’ me Shqipërinë. Këto ndikime kaq negative na çojnë shumë vite prapa. Do të na duhet shumë kohë për të rikuperuar këtë imazh kaq negativ, përveç dëmeve financiare. Partnerët thonë pse duhet të vijmë në Shqipëri kur atje humbasim. Të gjithë klientët janë lëvizur nga ‘Prestige Resort’ dhe do janë rialokuar në hotele të tjera. Këto hotelet do paguhen nga tur operatorët”, deklaroi z. Kasa.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.