AKTUALITET

Meta: Ndërrimet e drejtorëve të policisë me Ramën në krye kanë zero ndikim!

19:45 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë fjalës së tij përballë strukturës së Partisë së Lirisë në Kombinat, Ilir Meta ka cekur edhe ndryshimet e drejtorëve të policisë. Meta tha se përsa kohë është Rama kryeministër këto ndryshime kanë zero ndikim. Sipas tij, kriminaliteti në vendin tonë është më i lartë se në vendet e BE-së.




‘Ndërrimet e ministrave dhe drejtorëve të policisë me Edi Ramën kryeministër ka pasur zero ndryshim. Në krye kemi një kryeministër të inamoruar me kriminelët të fortët.

Kemi këtë situatë ku kriminaliteti është më i larti jo vetëm për këtë por edhe në raport me BE. Kjo është një arsye pse bandat mbrohen nga ana e shtetit dhe qeverise. Kjo është arsyeja pse kemi çmime të shtrenjta, sepse vijnë nga para të papastra. Kjo është arsyeja pse njerëzit që duan të blejnë në apartament në Tiranë e kanë shumë të vështirë sepse paraja që del nga krimi i organizuar është një helm i qeverisë.

Unë kam besim te populli i Kombinatit dhe i gjithë Shqipërisë se shumë shpejt, do të bëjmë të mundur që kombinati t’i rikthehet buzëqeshja dhe gjithë familjeve shqiptare t’iu kthehet buzëqeshja dhe liria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.