AKTUALITET

Partia e Lirisë reagon për konfiskimin e ndërtimeve pa leje: Shqiptarët nuk mashtrohen më! Ramës i ka ardhur fundi

18:24 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me nismën e re të qeverisë për të konfiskuar ndërtimet pa leje. Në një reagim ish-deputetja dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në këtë forcë politike, thotë se kjo është një praktike e re, “që nuk synon asgjë tjetër veç shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën”.




Sipas saj, kjo është një formë tjetër e vjedhjes së votave nga Rama, por shqiptarët thekson ajo nuk mashtrohen më. “Fundi të ka ardhur, kanosja vetëm sa shton urrejtjen ndaj teje!”, shkruan Caka.

Reagimi i Silva Cakës

Praktikë e re: “Jep votën për Rilindjen, legalizo ndërtesën”.

Nisma e re e Qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim fitimin nuk synon asgjë tjetër veç shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën.

E tillë ishte edhe praktika më parë, deri sa ua nxori bojën përgjimi i Artan Lames ku thoshte: mashtrojini deri në zgjedhje, merrjani votën, se asnjë ndërtesë nuk do legalizohet.

Mirëpo, meqë qytetarët nuk e hanë më këtë mashtrim, atëherë Rama nxjerr formën tjetër të vjedhjes se votave: shtrëngimin!

Shqiptarët nuk mashtrohen më, as nga Rama, as nga Lamja e as nga askush.

Fundi të ka ardhur, kanosja vetëm sa shton urrejtjen ndaj teje!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.