AKTUALITET

Sherr mes dy personave, vritet me thikë një 65-vjeçar, në kërkim autori

18:39 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 65-vjeçar është vrarë më thike pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas në Pogradec, pas një konflikti mes dy personave. Sipas policisë, autori është një 63-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.




Ndërkohe policia po punon per zbardhjen e ngjarjes dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.