AKTUALITET

A do të marrë pjesë në protestën e së martës? Ja si përgjigjet deputetja e PD, Grida Duma

21:01 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka deklaruar se tani ka një dialog më të mirë mes deputetëve të kësaj force politike.




Opozita shqiptare ka thirrur një protestë më 13 shtator në vendin ku është ndërtuar inceneratori i Tiranës. Data dhe ora 18:00 janë konfirmuar nga kreu i Partisë së Lirisë dhe duket se mbështeten edhe nga selia blu, nën drejtimin e Sali Berishës.

Lidhur me protestën e së martës, ka folur edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Ajo u pyet gjatë një intervistë në “ABC” nëse do të jetë prezentë apo jo dhe u përgjigj duke thënë se të gjithë duhet të marrin pjesë në protesta, pavarësisht se kush është organizatori i tyre.

“Mendoj se ka ardhur një moment se nuk e di nëse mund ta quajmë tragjike, apo qesharake, por viti i 9 i qeverisjes së Ramës, kush do që i thërret, ne duhet të protestojmë. Mesa të mundem do të jem prezent. Kjo nuk do të thotë se po them diçka në mbrojtje të dikujt. Sot ne duhet të jemi pjesë e protestave sepse nuk ka mënyrë tjetër për të përballuar dëmin e kësaj keqqeverisje. Unë nuk them që pushtetin ta marrim me dhunë. Por rezistenca popullore krijon thyerjen, valën”, tha Duma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.