AKTUALITET

VIDEO/ Vrasja në Pogradec, bashkëshortja e autorit tronditet kur mëson se komshiu ka ndërruar jetë

20:36 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 65-vjeçar u vra sot me thikë nga bashkëfshatari i tij. Krimi i rëndë ndodhi në fshatin Geshtenjas në Pogradec, ndërsa dyshohet se konflikti nisi për një gardh.




“Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”, tha policia në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë bashkëshortja e 63-vjeçarit, autorit të krimit lajmin e ka marrë vesh nga mediat. Ajo dëgjohet të thotë e shqetësuar: “Ka vdekur? Po si moj ka vdekur? Obobo! Ne nuk e dinim. Vetëm njëri? Vdiq ë?”

Ndërkohë i biri po ashtu i tronditur pas veprimit të të atit është dëgjuar të thotë: “Tani e mora vesh prej jush. Ku e dija unë?”, thotë ai, raporton News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.