Kryesore

“7×7=42″/ Rama ironizon opozitën për matematikën, por gafën e bën vetë! Si e llogariti çmimin e energjisë

14:49 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është përfshirë sot në një replikë me Grida Dumën për vlerën e një fature energjie elektrike, ku abonenti harxhon deri në 800 kw/orë.




Deputetja e PD tha se me çmimet e reja të energjisë, një familje që harxhon mbi 800 kw (sot paguan 7.600 lekë pa tvsh), do ta paguajë energjinë 4.4 herë më shtrenjtë.

Kryeministri Rama shpërndau postimin e deputetes së PD-së, duke i vënë në dukje një gabim matematikor, por duke bërë edhe vetë një gafë edhe më të rëndë.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800 kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!”, shkruan Rama.

Siç lexohet në statusin e tij, kryeministri thotë se në çmimin 9.5 lekë për kë/orë është e përfshirë TVSH-ja, ndërkohë që tatimi në të vërtetë nuk është i përfshirë.

Për ta bërë më konkrete që gafën e kreut të qeverisë, më poshtë po publikojmë një faturë energjie elektrike të një familje e cila ka harxhuar 574 kë/orë energji elektrike. Këtë këtë sasi të harxhuar ajo do të pagujë 5453 lekë + 1157 lekë që është 20% tvsh mbi vlerën fillestare prej 9.5 lekë për kw. Në total kjo familje do të paguajë 7042 lekë (sasia e harxhuar + 20% tvsh).

Për t’u rikthyer edhe njëherë te statusi i kryeministrit, stafi duhet ta informojë kreun e qeverisë se te tarifa e mbrojtur 9.5 lekë, tvsh nuk është e përfshirë e nëse e shtojmë edhe 20% te kjo tarifë, çmimi për 1 kw/orë energji 11.4 lekë.

 

Capture


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.