AKTUALITET

84% e shqiptarëve kërkojnë largimin e qeverisë Rama/ Partia e Lirisë: 84% e njerëzve kundër bën dhe priftin të kërcejë nga belaja, jo Edi Ramën

18:54 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar në lidhje me sondazhin e publikuar nga Ballkanweb, ku 84% e shqiptarëve kërkojnë largimin e qeverisë Rama si pasojë e skandaleve me tenderat e rrugëve, inceneratorët, por dhe abuzimet në dogana dhe tatime.




Përmes një postimi në facebook, Caka ironizon kryeministrin duke thënë se me 84% të njerëzve kundër bën dhe Priftin të kërcejë nga belaja dhe jo Edi Ramën.

“Të kesh 84% të njerëzve kundër vetes, bën edhe priftin të kërcejë nga belaja, jo më Edi Ramën, prandaj sot e në ditët në vijim bëhuni gati t’i dëgjoni gjithë Ministrat duke kërcënuar me rritje çmimesh, konfiskime, burg dhe maskime nëpër plazhe.

84% të nxjerr nga faza, nuk ke faj, por është më mirë të ikësh vetë, se 84% të shkul me rrënjë…

84%!!! Pupupuuuu…”, shkruan Caka.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.