Kryesore

Berisha “non-grata” edhe nga Bashkimi Europian? Çfarë po paralajmëron Taulant Balla?

13:13 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka paralajmëruar se Sali Berisha do të shpallet “non grata” edhe nga Bashkimi Europian.




Gjatë fjalës së tij nga Kuvendi, Balla hodhi akuza ndaj Berishës se ka bërë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë, ndërsa theksoi se është “turp” për Kuvendin që ai të jetë i pranishëm në një kohë ku është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Është për turpin e këtij kuvendi që një “non grata” të shpallur nga SHBA, dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE. Vijon të livadhisi i qetë. Ai përbetim që opozita do të bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj”,- tha Balla.

Më herët gjatë seancës, Balla u ndal edhe te sulmi kibernetik ndaj vendit tonë dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin për shkak të veprimit paralizues që u ndërmor ndaj uebsajteve qeveritare.

Ai ka theksuar se ky ishte një vendim i vështirë por i duhur dhe i konsultuar me shumë vende partnere.

“E kemi konsultuar për disa ditë me radhë me partnerët tanë. Ata kanë reaguar që më datën 15 korrik. Ku Shqipëria ishte objektiv i një agresioni kibernetik. U godit edhe Britania e Madhe. Dhe u paralizua i gjithë transporti dhe i gjithë rrjeti e infrastruktura e vendit. Shqipëria më 15 korrik u godit nga një sulm i sofistikuar që kishte për qëllim asgjësimin e bazës së të dhënave po dështoi në mënyrë të suksesshme. Në zyrat e shqupit filluan konferencat. Dhe kritikuan qeverinë. Po sot ca u thoni. Ishte vendim i vështirë. Por ishte si pasojë e një hetimi të thellë dhe rezultoi se një ndër 4 grupet e përfshira në atë sulm ka qenë edhe në sulme të tjera në vende si Arabinë, Izraelin, Emiratet e Bashkuara, Jordaninë.” tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.