AKTUALITET

Berisha sulmon paketën anti-krizë të qeverisë: Tallje! Shikoni Kosovën, i jep 100 euro çdo pensionisti

18:15 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi tallje me shqiptarët paketën e ndihmës ekonomike që qeveria shqiptare miratoi për t’ia ardhur në ndihmë qytetarëve për rritjen e çmimeve.




Berisha tha se 15 milionë eurot e vëna në dispozicion për këtë paketë janë një shifër tepër qesharake. Si referencë Berisha mori paketën e ndihmës sociale në Kosovë e cila ka një GDP më të vogël se Shqipëria, por që ka vendosur në dispozicion të pesionistëve, studentëve dhe punëtorëve të ndërrmarrjeve shtetërore një ndihmë prej 100 euro.

Rritjen e çmimit të energjisë për fashën që konsumon më shumë se 800kë në muaj Berisha e cilësoi një goditje të rëndë për shtresën e mesme të cilët do të duhet të paguajnë 4-fish çmimin e energjisë elektrike.

“Shqiptarët kaluan një peridhë shumë të vështirë me dy tre fishim të produkteve bazë ushqimore me naftën në stratosferë, me kapacitet turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeti.

Si në asnjë vend tjetër nafta ulet në bursë dhe rritet nga bordet komuniste. Vjedhje të tmerrshme që bëni me rrugët duke ndërtuiar me çmimi 8 herë më të lartë se në Bashkimin Evropian.

Kjo nuk është gjë hiç kjo është thërrime. Mblidheni këtu dhe në vend që ta përmbysni këtë akt që i jep 3 miljon shqiptarëve 15 milionë euro, Tallje dhe vetëm tallja. Kosova që është me një GDP më të ulët se ne përcaktoi 100 euro për çdo pensionistë, student dhe punonjës të ndërrmarrjeve publike. Përcaktoi jo 10 por 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Ju i dhatë një goditje fatae shtresëssë mesme me rritjen e çmimit të energjisë. Dilni e blini me çmime dyfish dhe trefish në bursë.

Tani po sillni gjigandët e ndotjes, incenneratorët nga Bangladeshi, mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, asnjë prej tyre nuk punon me gaz punojnë me masut, dhe prodhojnë tonelata squfur. Helmojnë Vlorën dhe dikush mbush xhepat me këtë vjedhje”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.