AKTUALITET

“Butrinti”/ Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkesë Ministrisë së Kulturës: Bëni publike letrën e Qendrës Botërore të UNESCO-s!

09:39 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Kulturës lidhur me çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.




Në këtë kërkesë kërkohet të bëhet publike letra që ka marrë Ministria nga Qendra Botërore e UNESCO-s mbi çështjen e Butrintit.

KËRKESË PUBLIKE MINISTRISË SË KULTURËS

  • Ne emer te transparences mbi Dosjen Butrinti, i kerkojme Ministrise se Kulture te beje publike letren qe ka marre kohet e fundit nga Qendra Boterore e UNESCO-s mbi ceshtjen e Butrintit.
  • Ne driten e publikimit te qendrimeve dhe tezave antishqiptare te prof. Richard Hodges, eshte e domosdoshme qe te rishikoje urgjentisht Planin e Menaxhimit te Butrintit, drejtuar nga Hodges, financuar nga AADF dhe mbeshtetur fuqimisht nga ish-ministrja Kumbaro.
  • AADF nevojitet te mbaje nje qendrim publik dhe te shpjegoje se perse ka mbeshtetur dhe financuar prof. Richard Hodges, nje personazh i njohur antishqiptar ne konkluzionet e tij shkencore per Shqiperine si nje “Shtet artificial pa shqiptare … per sprastimet etnike kunder popullates greke te Jugut … dhe vazhdimesine iliro-arberore si nje mit i krijuar politikisht dhe i pa mbeshtetur nga kerkimet arkeologjike te shkolles shqiptare dhe historiografia europiane”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.