LAJMI I FUNDIT

“Buxheti, më i ulëti në rajon”/ Ilir Meta: Qeveria ia heq fondet arsimit dhe ia shton koncesioneve! Nuk ka si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj!

12:14 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë për buxhetin e ulët në fushën e arsimit. Meta shprehet se sa herë qeveria prek buxhetin ul fondet për arsimin dhe i shton ato për koncesionet për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë.




“Buxheti i arsimit më i ulëti në rajon flet për dështimin e premtimit për buxhetin e arsimit. Sa herë qeveria prek buxhetin, të parin që prek është arsimi dhe i pari ku shton fondet janë koncesionet ku është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, deklaron Meta.

Në postimin e shpërndarë në rrjetin e tij social, Meta shkruan se një qeveri që nuk ka prioritet arsimin nuk ka si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj.

“Një Qeveri që nuk ka prioritet arsimin, nuk ka se si të ketë prioritet rininë dhe të ardhmen e saj. Buxheti për Arsimin nuk duhet të preket as në kohë krizash”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.