LAJMI I FUNDIT

“Çdo kwh plus do kushtojë 42 lekë!”- acarohet Rama pas gafës me çmimin e energjisë: Aritmetika bëhet opinion

15:30 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashpër ka reaguar kryeministri Edi Rama pasi ka kuptuar se ka bërë një gafë në përllogaritjen e energjisë elektrike dhe si në formë hakmarrjeje, ka deklaruar se çdo kwh plus do kushtojë 42 lekë.




Lexo këtu: “7×7=42″/ Rama ironizon opozitën për matematikën, por gafën e bën vetë! Si e llogariti çmimin e energjisë – Gazeta Shqiptare Online

Përmes rrjeteve sociale, i pari i qeverisë deklaron se në një kohë “kur edhe aritmetika bëhet opinion, veç populli ta ruajë vendin nga llogaritarë si këta!”

Pavarësisht gabimit, shefi i ekzekutivit këmbëngul në të vetën dhe thekson se “çmimi i energjisë është 9.5 lek megjithë TVSH-në/”.

Postimi i Ramës:

Kur edhe aritmetika bëhet opinion, atëherë veç populli ta ruajë vendin nga llogaritarë si këta! Ndërsa fatura e energjisë nuk është opinion dhe 800kwh janë fiks 9.120 lekë me çmimin e energjisë 9.5 lek megjithë TVSH-në! Çdo kwh plus do kushtojë 42 lekë!

Lidhur me këtë gafë, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila thekson se ekspertët parashikojnë që çmimi i energjisë elektrike do të rritet katërfish pas vendimit të qeverisë mbi paketë e ndihmës.

Lexo këtu: “Çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë”- Grida Duma pas gafës së Ramës: Ti kap ç’të kapësh, e ke në rregull! – Gazeta Shqiptare Online


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.