LAJMI I FUNDIT

“Çfarë përfaqëson flamuri shqiptar krahas atij të BE?”/ Enkelejd Alibeaj: Vendi i shqiponjave është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave!

12:33 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi sot se vendi i shqiponjave është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave, ku legalizohet pastrimi i parave me amnistinë fiskale, kur droga ka mbuluar vendin, kur krimi është fuqizuar aq shumë sa e fuqizon shteti, krimi dhe oligarkia.




Alibeaj tha se një gjë është të shohim çfarë përfaqëson flamuri i BE, shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, zbatim ligji, respekt ndaj qytetarëve, ndërkohë do duhet të jemi gjithmonë në psikozën për të folur me patriotizëm për vendin, për ta parë ftohtë situatën çfarë përfaqëson flamuri shqiptar krahas atij të BE.

“Kërkohet kurajë intelektuale dhe politike: Çfarë evropiane ka sot tek ikja e shqiptarëve si 32 vite më parë? Çfarë evropiane ka sot kur krimi është modeli i vetëm që i jepet shoqërisë? Çfarë evropiane ka sot kur korrupsioni është buka e përditshme e shtetit në kurriz të shqiptarëve? Kur çmimet veçse rriten dhe në Evropën e tij flamuri blu ulen? Kur vendi i shqiponjave është shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave, ku legalizohet pastrimi i parave me amnistinë fiskale, kur droga ka mbuluar vendin, kur krimi është fuqizuar aq shumë sa e fuqizon shteti, krimi dhe oligarkia? Çfarë evropiane ka kur drejtori i policisë, shkarkohet pa motiv, pa transparencë, dhe kur ai një ditë më pas del e tregon në Evropë që në Shqipërinë e atij flamurit tonë aksionet policore dekonspirohen? Kur kullat ngrihen në mes të Tiranës e kur kryeministri i vendit një ditë të bukur, çuditet pse gjysma e tyre është pa leje?”, deklaroi Alibeaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.